SISTEM ALARMI RADIO

Ofron mundësinë e lidhjes me sensorë me tela dhe wireless. Sistemi transmeton të gjitha llojet e sinjaleve nëpërmjet frekuencave UHF dhe VHF, si dhe një test periodik I cili siguron qëndrën monitoruese për mbarëvajtjen e sistemit. Paisja tranmeton sinjalin duke koduar atë në bazë të protokolleve Messer, LARS/LARS1, MilcolD, VIDICON dhe INFORMER 12000. Sistemi i alarmit me radio transmetim ofron mundësinë e dërgimit të sinalit në dy frekuenca. Sistemi i alarmit mund të ndahet në dy particione duke iu dhënë atyre numra të ndryshëm identifikues dhe këto particione operojnë plotësisht të pavarura. Në rastet kur sistemi i alarmit detekton një ndryshim të hyrjeve ai dërgon një sinjal në frekuencën e paravendosur. Sistemi i alarmit mund të komandohet nga pulti i komandimit ose nga tasteira.

Sistemi ka mundësinë e vendosjes së 8 kodeve për përdoruesat të cilët mund të parapërcaktohen për të komanduar një nga particionet ose të dyja. Sistemi radio alarm është I pajisur me një bateri të brendshme e cila lejon punën e pavarur dhe nga dështimet e ushqimit kryesor.

Sistemi I alarmit radio I lejon përsëritjen e sinjaleve në mënyrë që sinjlaet të mos humbasin nga interferencat e ndryshme.

Sistemi I alarmit radio lejon përdorimin e zonave të ndryshme si zona hyrje/dalje duke vendosur për to një kohë vonese. Secila zonë mund të konfigurohet N0/NC si dhe mund të zgjidhet nëse trigerimi I zonës do të sjellë sirenë me audio ose jo.

PANEL ALARMI WIRELESS

Panel alarmi wireless me një pamje të bukur dhe përmasa relativisht jo shumë të mëdha, dizenjuar për sisteme alarmi. Ky panel transmeton sinjalet e alarmit:

  • Alarme ndaj vjedhjeve
  • Alarmet e emergjencës

Ky panel mund të kontrollojë 32 sensorë pa tela dhe 2 sensorë me tela. Ai suporton 16 përdorues, një administrator dhe në opsionet e tij përfshihen dy mënyra të aktivizimit me particione, monitorimi dhe transmetimi i sinjaleve nëpërmjet rrjetit GSM, aktivizimi/caktivizimi nëpërmjet tastierës ose pulteve të kontrollit, regjistrimi i 256 ngjarjeve të fundit në memorjen e brendshme të panelit duke regjistruar dhe kohën e saktë të ndodhjes së tyre. Paneli ka dy bateri të brendshme të karikueshme që lejon operim autonom dhe pas ndërprerjes së energjisë kryesore. Karakteristikat e pjesës hardware përfshijnë një sirenë të brendshme akustike si dhe tre dalje të programueshme të cilat janë dizenjuar për tu lidhur me sinjalizues të jashtëm ose paisje alarmi. Paneli lejon mundësinë e lidhjes me një transmetues GSM i cili dërgon sinjalet në qëndërën monitoruese ose në një numër GSM telefoni për lajmërim. Paneli suporton dy mënyra transmetimi të sinjaleve nëpërmjet telefonatës ose SMS.

MODUL TRANSMETIMI GSM

Modul transmetimi GSM është dizenjuar për të punuar me panelet wireless të alarmit. CB32 dhe mund të përdorë cdo rrjet celulari në frekuencat 900/1800/1900 MHz që janë aplikuar në kartën SIM. Moduli GSM i transmetimit komunikon nëpërmjet një ndërfaqeje kabllore me panelin dhe realizon dërgimin e sinjaleve të alarmit nëpërmjet CLIP telefonatave ose mesazheve SMS. Duke dërguar CLIP ose SMS deri në dy numra të paracaktuar telefoni, transmetuesi GSM lajmëron zotëruesin e objektit ose qëndrën monitoruese për alarmet e ndodhura nga ndërhyrjet e paautorizuara, lajmëron për aktivizimin ose caktivizimin e panelit ose lajmëron për ndonjë problem të brendshëm të panelit ose të transmetuesit. Transmetuesi GSM ka një marrës/dhënës GSM shumë bandësh dhe ka një bateri litium 3,7 V e cila mund të karikohet nga Paneli i alarmit. Kjo bateri siguron një operim autonom në rast se paneli I alarmit ka probleme energjie. Transmetuesi GSM ka një procedurë instalimi shumë të lehtë.

Specifikimet:

900/1800/1900 Band si dhe GSM Module SIM 300 C

Operim I brendshëm në kufijtë e temperaturës: 0 deri në + 40 C,

Dimensionet e jashtme: (L/W/D) 96/63/28 mm ( pa antenën)

SIRENA

Sirena me tela RSG-8000 eshte nje sirene me dizajn modern dhe perdorim universal. Eshte nje sirene teper e sigurt dhe besueshmeri te larte dhe te dyfishte anti sabotazh.

  • Disa menyra te fleshimit Led-it
  • Hyrje të veçanta të kontrollit për optikë dhe akustikë
  • Përzgjedhja e sinjaleve (melodi)
  • kohezgjatje e sinjalit optik
  • ABS + PC (polycarbonate)
  • anti-sabotim (kapaku i hapjes, terheqja nga muret, )
  • Brenda i mbuluar me metal
  • mbrojtje nga kushtet atmosferike
  • Vëllimi120 dB / m
  • tensioni normal: 13,8 VDC
  • maxKonsumi i energjisë600mA
  • dimensione 260 x 274 x 70 mm
  • Këto produkte janë ofruar edhe në versionin pa bateri.