Shërbimet tona

Tashmë lider në tregun shqiptar, ju ofrojmë një shumëllojshmëri shërbimesh për t’u shërbyer, mbrojtur dhe kujdesur për njerëzit e komunitetit tonë. Marrëdhëniet me klientët tanë janë në zemër të çdo gjëje që ne bëjmë, çdo ditë.

Ruajtje fizike e objekteve

Duke qenë se operojmë prej vitesh në fushën e sigurisë, objektivi ynë kryesor është ti ofrojmë klientit sigurinë që ai dëshiron ndërthurur me profesionalizmin tonë. Kështu ne afrojmë pranë vetes specialistë në fushën e sigurisë dhe në fushën e elektronikës. Duke përdorur në mënyrën e duhur burimet njerëzore dhe burimet materiale, ne ofrojmë një shërbim të kualifikuar. Kompania jonë mbron sipërmarjet kryesore investuese në Shqipëri, organizmat ndërkombëtare më të rëndësishme dhe studiot kryesore të mas-mediave, radio-televizive.

Instalim sistemesh CCTV

S.A.S Sh.p.k është një kompani e specializuar në instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve CCTV. Ndër vite kemi investuar në të gjitha llojet e sistemeve të sigurisë për të ofruar një shërbim të specializuar dhe modern. Ne kemi një eksperiencë të gjatë në CCTV dhe në sistemet e tjera te sigurisë. Jemi të rrethuar nga inxhinierë dhe teknikë me eksperiencë të gjatë në këtë fushë. E kuptojmë që çdo klient është i ndryshëm, dhe ofrojmë gjithmonë një sistem sigurie të përshtatshëm për secilin nga klientët tanë.

Shoqërim i mjeteve përgjatë transportit

Në ditët e sotme, transportimi i vlerave monetare po bëhet gjithnjë e më shumë një problem. Transportimi i vlerave monetare ka kërcënime të ndryshme dhe të sofistikuara. Për këtë arsye edhe siguria duhet të jetë maksimale. S.A.S Sh.p.k ofron shërbime të kualifikuara për të realizuar një transport të sigurt të vlerave monetare. Gjithashtu ne mund të sigurojmë jo vetëm transportin e vlerave monetare por edhe të objekteve të tjera që kanë një vlerë të madhe për ju.

Rrethime perimetrale

Rrethimi perimetral është një sistem i cili bën të mundur mbrojtjen e njerëzve ose vlerave brenda një objekti. Ai vepron duke bllokuar ndërhyrjet fizike të paautorizuara brenda perimetrit të caktuar. Brenda dhjetëvjeçarit të fundit, avantazhet e teknologjisë na kanë ndihmuar të rritim teknikat e sistemeve të sigurisë. Rrethimet perimetrale mund të përfshijnë zbulimin nëpërmjet videove, zbulimin e ndërhyrjeve, kontrollin e aksesit, gardhe sigurie, barriera dhe bllokada.

Shoqërim i personave VIP

Ne ofrojmë truprojë të specializuar në mbrojtjen e personave të rëndësishëm. E ofrojmë këtë shërbim si për personat e rëndësishëm (VIP), por edhe për njerëzit e thjeshtë që dëshirojnë të kenë një mbrojtje të specializuar. Gjithashtu ofrojmë një shumëllojshmëri shërbimesh, të cilat realizohen nga një personel i trajnuar dhe i specializuar në fushën e sigurisë fizike. Qëllimi ynë është të ofrojmë një shërbim të mirë për klientët tanë veçanërisht pa cënuar jetën e tyre private. Me S.A.S Sh.p.k ju do të ndiheni të lirë dhe të mbrojtur!

Sigurim i objekteve me sistem alarmi

Ne ju garantojmë ruajtjen dhe monitorimin e objekteve me sistem alarmi dhe ndërhyrje me grupe të gatshme në çdo moment, sipas nevojës. Me sistemet e monitorimit 24 orë/24 ne ju sigurojmë një monitorim të plotë të biznesit apo shtëpisë tuaj. Sistemet e alarmit me të cilat ne punojmë janë të sigurta, të shpejta, dhe të përshtatshme për çdo lloj ambienti. Salla operative monitorohet 24 orë nga punonjës të specializuar të cilët njoftojnë për çdo lloj alarmi grupet tona të gatshme ose pronarin (sipas rastit).

Shërbim GPS për automjetet

S.A.S Sh.p.k ofron pajisje dhe sisteme gjurmimi për automjetet dhe mjetet e tjera lëvizëse. Ne ofrojmë pajisje GPS dhe sisteme GPS të cilat janë ideale për përdorim personal ose për biznesin tuaj. Pajisjet tona GPS komunikojnë në kohë reale me sistemin qëndror dhe shfaqin në hartën elektronike të gjitha lëvizjet e objektit. Kështu, ju shikoni në kohë reale vendodhjen e mjetit, shpejtësinë e mjetit, distancën në km për intervale të caktuara kohore, historikun e lëvizjes etj.

Mirëmbajtje e antenave

S.A.S Sh.p.k tashmë me një eksperiencë të gjatë në mbrojtjen dhe sigurinë fizike, ofron për ju edhe shërbimin “Mirëmbajtje e antenave”. Ky shërbim konsiston edhe në montimin e sistemeve të monitorimit, ruajtjes dhe mirëmbajtjes së aparaturave radio-transmetuese (antenave) në malin e Dajtit. Disa nga klientët tanë me emër janë: Digitalb Sh.a, Top Channel, Albtelecom etj. Patjeter ka edhe shume klientë të tjerë të cilët marrin këtë shërbim të specializuar nga ne.

NA KONTAKTONI

Për cdo pyetje apo kërkesë që mund të keni mos hezitoni të na kontaktoni.

Rruga e Kavajes, Pll. 100 Vitrinat, Tirane

+355 696044440

info@sas.al

     

Shkruani Mesazhin